Policia e Kosovës arreston Imamin e xhamisë “El-Kuddus” në Gjilan, i cili dyshohet se është njëri nga frymëzuesit kryesorë të xhihadit në Kosovë.

Është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, L. K., nga fshati Polac i Komunës së Skënderajt, nën dyshimin se ka kryer veprat penale, nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, si më poshtë:

– rekrutimit për terrorizëm, sipas nenit 139 të KPK-së,
– organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, sipas nenit 143 të KPK-së,
– nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147 të KPK-së.

Policia njoftoi se Imami i xhamisë me inicialet Z. Q., i lindur në vitin 1980, gjatë kontrollit nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por është gjetur nga policia e Kosovës i fshehur në veturën e tij, në një terren malor në afërsi të shtëpisë së tij.

Personave të arrestuar, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim e sipër.

Ndërkohë, Gjykata ka marrë vendim për masës e paraburgimit për 1 muaj, ndaj të gjithë të arrestuarve të dy ditëve më parë nën dyshimin për terrorizëm. Lajmin e ka konfirmuar vet avokati Veton Rrecaj.

30 ditë paraburgim mbështetësve të ISIS-it

Gjykata Themelore e Kosovës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 40 të arrestuarit që dyshohen se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrah organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al Nusra.

Ata dyshohen se kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetutes. Nëpërmjet një komunikate është bërë e ditur se gjykata konstatoi se të gjithë të akuzuarit në të kaluarën e afërt kanë udhëtuar jashtë Kosovës, duke shkuar edhe në siri, për t’u kthyer përsëri.

Sipas gjykatës, ekziston rreziku i arratisjes së tyre nëse ndodhen në liri teksa zhvillohen hetimet ndaj tyre. Gjykata vendosi t’i mbajë të burgosur të dyzetë ata edhe për faktin se mund të dënohen me jo më pak se pesë vjet nëse vërtetohen veprat penale për të për të cilat akuzohen.

Si rrethanë rënduese gjatë vendosjes për caktimin e paraburgimit u konstatua edhe mundësia e të dyshuarve për ndikim tek dëshmitarët dhe falsifikimi i provave.

Në deklaratën zyrtare gjithashtu thuhet se të dyshuarit, duke qenë se i takojnë një grupi të përbashkët kriminal, po të liroheshin do të përbënin rrezik për përsëritjen e veprave që u atribuohen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA