Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte
Zvicra ka anuluar pjesëmarrjen e Rusisë në një event ushtarak të forcave ajrore, ka bërë të ditur Ministria zviceriane e Mbrojtjes, kjo për shkak të shqetësimeve në lidhje me ngjarjet në Ukrainë.
Zvicra neutrale nuk i është bashkuar Bashkimit Europian apo Shteteve të Bashkuara në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në Ukrainë, por ka bërë të ditur se “po ushtron kufizime në aspektin e kontakteve të fushës ushtarake me Rusinë”.
Perëndimi akuzon Rusinë se ka furnizuar separatistët pro-rusë në Lindje të Ukrainës, diçka që Moska e mohon prej kohësh.
“Edhe në kohë krizash, është e rëndësishme të ruhen kontaktet. Megjithatë, kontaktet ushtarake janë të një natyre speciale dhe, në rrethanat e tanishme, do të preferonim të tregon një vetëpërmbajtje”, thuhej në deklaratën e Ministrisë.
Ekipi rus i shfaqjeve aerobatike, “Russian Knights”, do të duhej të merrte pjesë në shfaqjen e Payerne-s, pranë liqenit Neuchatel, që do të nisë këtë muaj, por Ministria tha se “kjo gjë nuk do të ishte e përshtatshme në këtë moment”.
Zvicra ka marrë masa ndaj shtetasve rusë dhe ukrainas, si dhe organizatave nga këto vende, për shmangien e përdorimit të saj si një kanal për t’iu shmangur sanksioneve të Perëndimit, por ka vendosur të mos i bashkohet sanksioneve të SHBA-BE, apo të vendosë sanksionet e veta.
Top Channel