Rritje e eksporteve turke drejt Rusisë

12/08/2014 00:00

Kompanitë ruse kanë shtuar porositë e tyre te firmat turke, pasi Moska ndaloi importimin e shumicës së ushqimeve nga Perëndimi, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e SHBA-ve dhe BE-së si pasojë e krizës në Ukrainë.

Lajmi bëhet i ditur nga grupi i eksportuesve turq. “Kërkesat nga Rusia për produktet turke janë rritur ndjeshëm, pas shpalljes së kufizimeve tregtare me SHBA-BE”, tha kreu i Asamblesë së Eksportuesve turq, Mehmet Buyukeksi, në një përgjigje për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
 
“Ne presim që një delegacion rus të vizitojë Turqinë javën e ardhshme, mbi këtë tematikë”, shtoi ai.

Javën e kaluar, Moska ndaloi importimin e shumicës së përbërësve ushqimorë nga Perëndimi, në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të vendosura për Ukrainën, një masë shumë më e ashpër nga sa pritej, që izolon edhe më shumë konsumatorët rusë nga tregtia botërore, në një shkallë të paparë që prej periudhës sovjetike.

Buyukeksi tha se priste një rritje domethënëse të eksportet e shpendëve dhe prodhimeve të detit, dhe se Turqia do të përmbushë të gjitha kërkesat në rritje për fruta dhe perime.

Ai tha gjithashtu se organizata e tij po punon ngushtësisht me Ministritë e Ekonomisë dhe Agrikulturës, për të thjeshtuar procedurat e eksporteve drejt Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB