Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale

11/08/2014 00:00

Recep Tayyip Erdogan është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Turqi, me rreth 52% të votave.

Në garën elektorale për postin e kreut të shtetit kandiduan edhe Ekmeledin Ihsanoglu, i cili mori 38% të votave dhe Selahatin Demirtas, politikan kurd dhe njëherësh udhëheqës i Partisë së krahut të majtë Popullor, i cili arriti të marrë rreth 10%.

Erdogan, i cili foli menjëherë pas daljes së rezultateve paraprake, tha se populli arriti të tregojë vullnetin e tij. Ai dha një mesazh fitoreje, duke thënë se ai do të jetë një president për të gjithë. “Unë nuk do të jem vetem  presidenti i atyre që votuan për mua, unë do të jem presidenti i 77 milion njerezve ,sot vullneti kombëtar fitoi edhe një herë, sot demokracia fitoi edhe një here.

Ndërsa Ihsanoglu, kandidati i përbashkët për të dy partitë kryesore të opozitës uroi kundërshtarin e tij për fitoren. “Unë e përgëzoj zotin Kryeministër dhe i uroj atij suksese”, tha Ihsanoglu.

Erdogan bëhet Presidenti i parë i vendit i zgjedhur me votën e popullit, pas më shumë se një dekadë në postin e kryeministrit të vendit, kohë gjatë së cilës Turqia është shfaqur si një fuqi ekonomike rajonale, por që me mbështetjen e gjerë konservatore fetare, ajo po transformohet shumë nga republika laike e themeluar prej Mustafa Kemal Ataturk, në vitin 1923.

Në këto zgjedhje ai arriti të marrë më shumë se 50% + 1 të votave, duke u shpallur që në këtë raund fitues.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA