Në magjistralen Mitrovicë-Pejë ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në rrugën që lidh qytetin e Pejës me Mitrovicën.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se aksidenti ka ndodhur në afërsi  të fshatit Broboniq. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti  ka konfirmuar aksidentin, i cili ka ndodhur në mes të dy veturave civile, ku kanë humbur jetën dy persona.

“Si pasojë e këtij aksidenti një femër ka mbetur e vdekur në vendin të ngjarjes, ndërsa një mashkull që ishte në veturë me të ka vdekur në spital si pasojë e plagëve të marra”, thotë Zahiti për Veriu.info, duke treguar se fëmija i cili ishte në veturë me këtë çift është duke u trajtuar në spital, pasi ka marra plagë të rënda.

Ai tregon se deri te aksidenti ka ardhur, pasi që vetura e viktimave është aksidentuar me një furgon, mirëpo personat që ishin në furgon kanë shpëtuar pa lëndime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA