Vret veten, shiti kartelën e Schumacherit

07/08/2014 00:00

Dosja mjekësore e pilotit të Formula 1, Michael Schumacher, ishte vjedhur dhe iu ishte shitur gazetave të ndryshme ndërkombëtare për material mediatik.

Personi, i cili dyshohej për këtë vepër penale, ndodhej në paraburgim duke pritur seancën gjyqësore. Por, sipas autoriteteve zviceriane të policisë, ai ishte vetëvarur në qelinë e tij, duke i dhënë fund jetës.

Schumacher pësoi një aksident duke bërë ski në Francë, Dhjetorin e vitit të kaluar, si pasojë e të cilit pati dëmtime të rënda në kokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB