Situata e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit ka gjetur të papërgatitur jo vetëm klasën politike kosovare, por edhe vetë hartuesit e Kushtetutës e cila në këto ditë po interpretohet në mënyra të ndryshme.

Ajo që është zbuluar së fundmi, të paktën sipas profesorit Riza Smaka është vakuumi institucional që krijohet në rastin e pamundësisë së ushtrimit të detyrës nga ana e presidentit.

Kështu akti më i lartë juridik nuk e ka të përcaktuar se kush mund ta marrë timonin e vendit në rast se Presidenti/ja nuk mund ta ushtrojë funksionin e saj në një rrethanë kur vendi nuk ka as Kryeparlamentar.

Me Kushtetutë kryetari i Kuvendit është i vetmi zëvendësues i saj. Këtë vakuum të krijuar njohësit e çështjeve kushtetuese e shohin si një arsye më shumë për ndryshime kushtetuese. Për profesorin Riza Smakën, mungesa e një zëvendësuesi tjetër të Presidentit në rastet kur vendi mbetet pa kryetar të Kuvendit, mund ta dërgojë vendin në një krizë të thellë institucionale.

Ai përveç tjerash ka një ide se kush do të mund të ishte zëvendësues i Presidentit.

“Do të duhej të merrej sipas interpretimit juridik logjik, që kryetari i Kuvendit të mëparshëm që edhe ashtu është kryesues për caktimin e agjendës të seancës konstituive, që përkohësisht ta zëvendësonte presidenten”, ka thënë Smaka  për gazetën Tribuna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA