ISIS-i spastron Irakun nga të krishterët

07/08/2014 00:00

Mijëra njerëz të besimit të krishterë në Irak janë larguar nga vendbanimet e tyre pasi militantët e grupit islamik ISIS kanë marrë në zotërim dhe një pjesë tjetër të veriut të Irakut.

Qyteti strehonte rreth 50.000 të krishterë dhe është i vendosur në juglindje të qytetit të Mosulit.

Një organizatë ndërkombëtare e krishterë tha se të paktën një e katërta e besimtarëve të tyre kanë ikur pasi kanë marrë kërcënime të shumta për të ndërruar fenë përkatëse nga e krishterë në islame dhe nëse ky veprim nuk do të bëhej, atëherë ISIS do të merrte masa të rrepta ndaj tyre.

Autoritetet thonë se njerëzit janë ndjerë të trysnuar prandaj janë detyruar të largohen nga qyteti i Qaraqosh. ISIS-i ka konfiskuar pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë për të krijuar një kalifat islamik. Iraku për shumë vite ka qenë shtëpia e një prej komuniteteve më të lashta të krishterëve në botë, por shifrat tregojnë se numri i besimtarëve atje ka rënë sepse është rritur dhuna sektare që prej pushtimit të udhëhequr nga SHBA në vitin 2003.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB