Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli, ka takuar përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), me të cilët ka diskutuar për zhvillimet në sektorin energjitik, pasi është konstatuar mungesa e madhe e energjisë për sezonin dimëror.

Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ministri Ismajli dhe përfaqësuesit e ZRrE janë dakorduar, që të bëjnë edhe sensibilizim të konsumatorëve për kursim të energjisë gjatë muajve më të ftohtë, atëherë kur edhe kërkesa për energji pritet të rritet në masë të konsiderueshme.

Përfaqësuesit e ZRrE kanë bërë të ditur se kanë pranuar kërkesa nga operatorët e energjisë, ku deri në fund të muajit Gusht të këtij viti, pritet që të dilet me skenarët e mundshëm të zgjidhjes së krizës energjitike.

Ditë më parë, ministri Ismajli ka konfirmuar për Top Channel se vendi do të ketë nevojë për import të energjisë gjatë sezonit dimëror, deri në 700 gigavat.

Sipas Ismajlit, Qeveria po punon me kujdes, që të gjejë format e financimit të kësaj sasie të energjisë, që duhet importuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA