Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, dyshohet se vrau me armë zjarri një person në komunën e Skënderajt.

Sipas policisë së Kosovës, në qytetin e Skënderajt ka ndodhur një vrasje dhe, sipas dëshmitarëve të ngjarjes, Gani Geci ka qëlluar me armë zjarri 4 herë mbi viktimën Ruzhdi Sh.

Po kështu, nga Komuna e Skënderajt, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Top Channel se viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal.

Geci ende nuk është arrestuar. Sipas policisë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht, policia dhe prokuroria po kryejnë procedurat hetimore.

Zëdhënësi i policisë tha se motivet, tani për tani, janë të panjohura, por, siç mësohet nga burime të tjera, ata kanë pasur konflikt edhe më herët.

Gani Geci ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Dardanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA