Përbërja e re e Parlamentit Europian dhe e institucioneve të tjera të Bashkimit Europian nuk i shkojnë në favor Republikës së Kosovës.

Të paktën kështu vlerësojnë pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë përkatësisht grupi për studime juridike dhe politike në një studim të publikuar të shtunën. Fisnik Korenica dhe Dren Doli thonë se studimi tregon se është rritur fryma euro-skeptike për 50 përqind, rrjedhimisht edhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës në zgjedhjet e këtij viti për Parlamentin Europian.

Kjo situatë mund ta bëjë më të diskutueshme marrëveshjen e stabilzim-asociimit e ndoshta edhe do të shkaktojë vonesa në liberalizimin e vizave. Problematike sipas studimit konsiderohet se është pozita e shefit të Politikes së Jashtme të BE-së që do ta ketë për detyrë vazhdimin e dialogur Prishtinë-Beograd.

Fisnik Korenica, Grupi për Studime Politike dhe Juridike: Është shumë e rëndësishme se kush do të jetë shef i politikës së jashtme në BE sepse prej një posti të tillë do të varet qënësisht edhe normalizimi i raportit të Kosovës me Serbinë, por edhe çështja e veriut. Aktualisht janë katër kandidatë. I pari është Radoslav Sikorski, Carl Bildt, kandidatura e tretë që ne mendojmë, dhe që të dhënat tregojnë që është më jomiqësori me Kosovën është Miroslav Lajcak që është Ministër i Jashtëm i Sllovakisë. Mediat ndërkombëtare e konsiderojnë si personin me të mundshëm për t’u bërë shef i politikës së jashtme të BE-së. Ju e dini që është një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

Dren Doli, Grupi për Studime Politike dhe Juridike: Ne e dimë që PE ka miratuar një sërë rezolutash për Kosovën dhe ka krijuar një imazh pozitiv tek institucionet e tjera të BE-së në lidhje me Kosovën. Kjo përbërje e re ofron disa analiza që tregojnë që Kosova rrezikohet nga një përbërje e tillë sepse nuk mund të bazohet në një numër të madh mbështetësish në PE.

Studimi ka paraparë gjithashtu rrugën e gjatë që ka Kosova drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian dhe që zgjedhjet e këtij viti nuk do të jenë të fundit. Duke iu referuar Kroacisë që iu deshëën 12 vite nga nënshkrimi i MSA-së deri te anëtarësimi për Kosovën 12 vjet duken optimiste.

Në dekadën që vjen do të ketë zgjedhje të shumta në secilin shtet anëtarë dhe nuk përjashtohet mundësia që opinioni të mund të kthehet rrënjësisht kundër BE-së duke e çuar në shpërbërje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA