 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						Gjashtë persona të maskuar sulmuan me armë një argjendari në qytetin e Dibrës së Madhe në Maqedoni. Mendohet se një nga agresorët është vrarë ndërsa janë plagosur disa persona.
Ngjarja ndodhi në orën 14 e 30 të ditës së martë kur gjashtë personat morën një taksi në fshatin Bomovë në kufi me Shqipërinë.
Ata rrahën taksistin dhe me mjetin e tij udhëtuan në qendër të qytetit të Dibrës së Madhe, ku sulmuan argjendaritë “Beli” dhe “Erebara”.
Një sasi e madhe bizhuterish janë grabitur ndërsa nga përleshja me pronarët e argjendarisë një grabitës mendohet të jetë vrarë dhe është plagosur pronari i një argjendarie, Mexhit Erebara.
“Nga policia janë marrë masat për zbardhjen e rastit. Jemi duke punuar për të grumbulluar materialet dhe besojmë në zbardhjen e ngjarjes”, deklaroi Zemri Qamili, zv.ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Kreu i komunës thotë se ngjarja tronditi gjithë Dibrën dhe fajëson policinë. “Gjashtë të maskuar dhe me armë grabisin në mes të Dibrës argjendarinë. Kjo është policia këtu. Gjysmën e fajit e ka ajo”, tha Ruzhdi Lata.
Dëshmitarët thonë se grabitësit morën me vete personin e vrarë, grabitën një mjet me targa britanike dhe iu drejtuan kufirit me Shqipërinë. Ndërkohë, në kufirin me Shqipërinë ka nisur një operacion kërkimi në bashkëpunim mes dy policive.
Top Channel