Eksperti rus Yushkov: Sanksionet amerikane nuk do të ndalin eksportet ruse të naftës, India dhe Kina nuk do të ndalojnë blerjet Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën tokësore në Gaza, mijëra protestues pro-palestinezë marshuan kundër dhunës, nëpër qytetet e Francës, duke shpërfillur kështu ndalimin e demonstratave nga qeveria.
Mitingjet në këtë vend pasojnë protesta të ngjashme në mbarë Europën, kundër dhunës në territorin e munduar palestinez. Tubimi i së shtunës në Paris mori kthesë të dhunshme, pasi forcat e rendit u përleshen me demonstruesit e përdorën edhe gazin lotsjellës.
Përplasjet e ngjashme në kryeqytetin francez javën që shkoi, gjatë të cilave pati edhe sulme ndaj dy sinagogave, i detyruan autoritetet të ndalonin protesta në shumë qytete të Francës. Por, as kjo e as kërcënimet me gjoba apo burgim, nuk i penguan njerëzit të dilnin sërish nëpër rrugë, për të denoncuar veprimet e shtetit hebre në Gaza.
Franca është vendi europian me popullsinë më të madhe hebraike e palestineze dhe shqetësimet, se jehona e dhunës në Lindjen e Mesme mund të mbërrinte edhe atje, kanë qenë të vazhdueshme.
Shefi i diplomacisë franceze, Laurent Fabius, po zhvillon bisedime në rajon, në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve. Në lagjen Barbes, në veri të Parisit, turma njerëzish valëvisnin flamuj palestinezë e thërrisnin “Izraeli është vrasës”, ndërsa disa persona mbi çati digjnin flamuj izraelitë.
Protestuesit ishin me origjinë nga vende të ndryshme. Në miting, sipas “Zërit të Amerikës”, mori pjesë edhe një grup i vogël i Unionit për Paqen, i hebrejve francezë, që shprehet për paqe dhe mbështet si më të drejtë zgjidhjen politike të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ofensiva e Izraelit në Gaza nisi si përgjigje ndaj sulmeve me raketë të grupit militant palestinez, Hamas, por shumica dërrmuese e viktimave të saj janë civilë.
Top Channel