Libi, luftime të ashpra mes milicive në Tripoli

20/07/2014 00:00

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në periferi të Tripolit, pasi milicitë tentojnë të marrin nën kontroll aeroportin.

Përleshjet, të cilësuara si më të mëdhatë që prej revolucionit të vitit 2011, u përqendruan përreth aeroportit. Autoritetet lokale kanë thënë se është e vështirë për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave për shkak të intensitetit të luftimeve dhe lëvizjes së kufizuar, por deri tani ata konfirmojnë se të paktën 5 persona kanë humbur jetën.

“Predhat janë duke rënë mbi shtëpi, fëmijët janë të tmerruar, ndërsa shumica e njerëzve janë evakuuar nga banesat e tyre”, ka thënë një zyrtar lokal.

Qeveria libiane tha se 90% e avionëve, të cilët ndodheshin në aeroport janë dëmtuar. Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë evakuuar përkohësisht personelin nga Libia. Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në afërsi të Ambasadës amerikanë, e cila me anë të një deklarata ka thënë se i gjithë personeli është i sigurt.

Në 3 vitet e fundit aeroporti ka qenë nën kontrollin e milicisë nga qyteti i Zintan-it. Banorët në Tripoli shprehen se shtëllunga tymi ngrihen nga pjesë të ndryshme të qytetit, të shoqëruara edhe me të shtënat e armëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA