
Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një përplasje e ndodhur në orët e natës mes një autobusi polak dhe një ukrainas, në afërsi të Dresdenit në Gjermani.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit, kur autobusi polak ka goditur atë ukrainas, pastaj ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt, ku ka pasur një përplasje të dytë, këtë herë me një mikrobus, edhe ky polak.
Viktimat janë të gjitha me kombësi polake, 7 prej të cilave ndodheshin në automjetin e vogël turistik. Autostrada, që arrin deri në kufirin polak, ka mbetur e mbyllur për orë të tëra në të dyja drejtimet. Kompania polake pronare e autobusit ka bërë të ditur se kontrolli i fundit mbi mjetin në fjalë ishte bërë më 8 korrik.
Top Channel