Pako e dyshimtë në Shtëpinë e Bardhë

18/07/2014 00:00

Shtëpia e Bardhë u mbyll përkohësisht të enjten në mbrëmje, pasi një pako e dyshimtë u zbuluan në pjesën veriore të saj.

Një grup gazetarësh, të cilët ndodheshin në ndërtesë, shkruan në rrjetet sociale që u ishte thënë nga rojet e sigurisë që të qëndronin në zonën e shtypit dhe të mos lëviznin në ambientet e tjera, por pa i dhënën atyre një shpjegim më të hollësishëm.

Në Shtëpinë e Bardhë nuk ndodhej as Presidenti, por as zëvendësi i tij, Joe Biden. Obama ishte në Wilmington, ku mbajti një fjalim për transportin, përpara se të lëvizte për në Nju Jork.

Pas rreth dy orëve, autoritetet normalizuan situatën dhe sqaruan se pakoja nuk përbënte rrezik.

Uashingtoni u vendos në gatishmëri të lartë në një ditë krize ndërkombëtare, ku 295 persona humbën jetën në lindje të Ukrainës, pas rrëzimit të një avioni pasagjerësh të “Malaysian Airlines”.

Ndërsa, pas 10 ditësh bombardimesh të ashpra, forcat izraelite nisën një sulm nga toka tashmë në Gaza.

Top Channel