Google feston ditëlindjen e Mandela-s

18/07/2014 00:00

Nelson Mandela do të kishte mbushur 96 vjeç  nëse nuk do të ishte ndarë nga jeta dhe motorri më i madh i kërkimit Google e feston duke e zëvendësuar logon e Google me portretin e Mandelas.

Në 18 korrik të vitit 1918 në Maczo në Afrikës së Jugut  do të lindte lideri i lëvizjes së aparteidit. Ish presidenti i Afrikës së Jugut ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2013. Ditëlindja e tij kujtohet me festime në të gjithë botën por edhe Google e kujton dhe nderon figurën e madhe të tij më një animacion. Ai ishte presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut  dhe ishte i zgjedhuri i parë në mënyrë demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB