Gjermanët: Pro rikandidimit të Merkel

18/07/2014 00:00

Dy gjermanë në tre, ose 65 për qind e tyre, do të dëshironin që Angela Merkel të rikandidonte për postin e kancelares edhe në zgjedhjet e ardhshme politike, të parashikuara për në vitin 2017.

Kështu rezulton nga një sondazh i kryer nga televizioni publik ZDF, “barometri politik”. Ndërsa 29 për qind të të intervistuarve janë shprehur kundër hipotezës së rikandidimit të Merkel për mandatin e katërt rresht.

Mes zgjedhësve të Unionit CDU/CSU për qindja e kujt mbështet një rikandidim të kancelares është ngjitur në 84%.

Ditën e enjte në Berlin rreth 1 mijë persona ishin të pranishëm në selinë e CDU-së për të celebruar 60-vjetorin e Merkel.

Në këtë eveniment mori pjesë edhe nënkancelari Sigmar Gabriel nga SPD, ndërkohë që një urim i veçantë për ditën e lindjes i erdhi edhe nga kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel.

“Një ditëlindje e rrumbullakët është gjithmonë diçka e veçantë, prandaj ju bëj urimet më të mira nga zemra. Por besoj se edhe gjatë festës ju nuk do të bëni përjashtime dhe do të jeni gjithmonë vigjilente”, u shpreh piloti i “Red Bull”.

Top Channel