Sulm i ri amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësorin Lindor, një i vdekur
Liderët e ushtrisë tajlandeze i kanë dhënë leje ish-kryeministres së rrëzuar përmes grushtit ushtarak, të dalë jashtë vendit për herë të parë që pas largimit të saj nga pushteti.
Një zëdhënës ushtarak bëri të ditur se kërkesa është aprovuar, kjo për shkak se zonja Yingluck ka mbajtur “një profil të ulët”, që prej rrëzimit të qeverisë së saj, më 22 Maj.
Raportimet sugjerojnë se ajo do të udhëtojë drejt Francës për ditëlindjen e vëllait të saj, Thaksin Shinaëatra. Ushtria mori pushtetin pas muajsh të tëra protestash antiqeveritare në Bangkok. Thaksin, i cili mbush 65 vjeç më 26 Korrik, u rrëzua gjithashtu nga një grusht-shteti në vitin 2006.
Ai u rrëzua nga pushteti prej ushtrisë, pas një cikli të gjatë destabiliteti politik në Tajlandë. I dënuar për korrupsion nga një gjykatë tajlandeze, ai jeton në azil të vetimponuar jashtë shtetit.
Yingluck kishte bërë kërkesë ndaj pushtetarëve të tanishëm për të udhëtuar drejt Europës nga 20 Korriku deri më 10 Gusht, bëjnë të ditur ushtarakët. Ata e pranuan kërkesën e saj, pasi ajo nuk “ka shkelur asnjë prej urdhrave të juntës ushtarake, apo ndonjë marrëveshje si ndalimi për të marrë pjesë në politikë apo ndalimi për t’u larguar nga vendi”, si dhe është shfaqur “tepër bashkëpunuese deri më tani”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Kolonel Winthai Suvaree në një konferencë për shtyp.
Top Channel