Terror në Romë për një studente 21-vjeçare britanike, një burrë u përpoq ta përdhunonte në një park të qytetit
Një zëdhënës ukrainas për sigurinë ka akuzuar forcat ajrore të Rusisë se kanë qëlluar një prej avionëve të tyre, teksa ishte me mision mbi territorin ukrainas.
Andriy Lysenko, zëdhënës i Këshillit Kombëtar ukrainas për Sigurinë dhe Mbrojtjen, tha se një avion bombardues “Su-25” është rrëzuar mbrëmjen e së mërkurës. Video amatore të publikuara të mërkurën tregojnë atë që shihet si një avion i goditur mbi rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk.
Rebelët thanë se ishin ata, që kishin rrëzuar dy avionë “Su-25” gjatë së mërkurës. Ata u rrëzuan gjatë luftimeve në kufijtë Marinivka, sipas komandantit të rebelëve Igor “Strelkov” Girkin.
Zyrtarët ukrainas akuzuan gjithashtu Rusinë se ka rrëzuar edhe një avion transporti më herët. Një avion “An-26” është rrëzuar nga një raketë e goditur në lindje të Ukrainës gjatë së hënës, me humbjen e ekuipazhit të tij, apo rrëmbimin e tyre.
Top Channel