Filipine, tajfuni vret 38 persona

17/07/2014 00:00

Një stuhi e fuqishme ka goditur pjesën qendrore të Filipineve, duke lënë 38 persona të vdekur dhe miliona të tjerë pa energji elektrike. 10 persona të tjerë janë plagosur nga tajfuni Rammasun, ndërsa 8 rezultojnë të zhdukur, sipas autoriteteve.

Tajfuni kaloi përmes vendin gjatë natës së të martës, duke bërë një kthesë në largim e sipër nga Manila, të mërkurën. Më shumë se 530 mijë njerëz u strehuan nëpër qendrat e evakuimit. Shumë prej të vdekurve u vranë teksa ishin në ambiente të hapura dhe u goditën nga pemë e nga mbetje të tjera që fluturonin në ajër.

Miliona vetë, që jetojnë në provincat në Jug-lindje të kryeqytetit janë ende pa energji elektrike, sipas agjencive të lajmeve. Zyrtarët kanë mundur të rikthejnë energjinë vetëm në gjysmën e Luzon-it, një qytet me 17 milionë banorë.

Pjesa më e madhe e rajonit lindor të Bicol-it, që u godit fillimisht nga stuhia dhe ku jetojnë 5 milionë njerëz, është gjithashtu pa elektricitet. Edhe Manila është prekur nga “black-out”-i, por tashmë shumicës së qytetit i është rikthyer energjia.

Zyrtarët thonë se më shumë se 1 milionë njerëz u prekën nga stuhia, shumica e të cilëve nga Bicol-iu. Tashmë stuhia është larguar nga vendi dhe është drejtuar për në ishujt Hainan të Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB