Sulm i ri amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësorin Lindor, një i vdekur
Një grua 36-vjeçare në Teksas u dënua të mërkurën me 18 vjet burg, pasi i kishte dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama-s dhe kreut të bashkisë së Nju Jorkut një zarfe me ricin.
Shannon Richardson, nënë e 6 fëmijëve, njëri prej të cilëve ka lindur në burg, më parë ka punuar edhe si aktore, duke luajtur në disa seri televizive amerikane, si The Walking Dead dhe Vampire Diaries.
36-vjeçarja kishte thënë se nuk ishte ajo autore, por burri i saj, me të cilin marrëdhëniet nuk ishin të mira. Ajo u arrestua nga policia, qershorin e kaluar, pasi tentoi të lidhte bashkëshortin e saj, i cili kishte kërkuar divorcin.
Ndërsa, në muajin dhjetor, Richardson pranoi akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë e kishte blerë në internet lëndën për të prodhuar ricin, një toksinë që mund të shkaktoi bllokim të frymëmarrjes.
Top Channel