Gruaja greke bie viktimë e mashtrimit dashuror në Stamboll, i besoi “Muratit nga Libani” dhe humbi 60,000 euro
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mohuar menjëherë raportimet, sipas të cilave ai ka arritur një marrëveshje me Kubën për të rihapur një bazë spiunazhi në ishullin e Karaibeve. Baza “Lourdes”, e cila ndodhet shumë pranë Havanës, është përdorur në të kaluarën nga sovjetikët për të spiunuar SHBA-të gjatë Luftës së Ftohtë.
Duke folur në samitin “Brics” në Brazil, Putin tha se Rusia do të përmbushte “nevojat e saj mbrojtëse, pa këtë komponent të së kaluarës”.
Gazeta ruse “Kommersant” kishte raportuar më herët se Rusia dhe Kuba kanë arritur një marrëveshje për të rihapur bazën e spiunazhit, e cila u mbyll nga Putin në vitin 2001, duke u justifikuar me shqetësimet për koston e lartë të saj.
Gazeta tha se marrëveshja për ta ribërë funksionale bazën ishte arritur gjatë vizitës së Putin në Kubë, javën e kaluar. Një burim i sigurisë ruse, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, kishte konfirmuar raportimin e “Kommersant”, duke thënë se ishte arritur një “akord në parim”.
Baza “Lourdes” nisi operacionet në vitin 1967 dhe ofronte informacione inteligjence për trupat e sigurisë së shtetit sovjetik. Ajo kishte gjithashtu edhe komunikime sekrete të marinës sovjetike.
Në kohët e ish-Bashkimit Sovietik, rreth 3000 specialistë punuan atje, e më pas në vitet ’90 Rusia reduktoi stafin në thuajse gjysmën e tyre, ndërkohë që “Kommersant” kishte publikuar se një numër i tillë punonjësish nuk do të ishte më i nevojshëm, për shkak të risive teknologjike.
Kur Rusia mbylli bazën në vitin 2001, kostoja vjetore ishte rreth 200 milionë dollarë, përfshi këtu qiranë e paguar ndaj Kubës. Kuba ka qenë një pikë e nxehtë gjatë Luftës së Ftohtë, pasi raketat sovjetike në Kubë, gjatë 1962, për pak sa nuk çuan në përshkallëzimin e situatës drejt një lufte bërthamore.
Top Channel