
Senati i Australisë votoi për heqjen e taksës së karbonit të vendosur ndotësve më të mëdhenj të vendit nga qeveria e mëparshme laburiste.
Kryeministri Tony Abbott, koalicioni liberal-nacional i të cilit fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar, e ka kthyer këtë çështje në prioritet të kabinetit të tij.
Politikanët australianë janë mbërthyer prej vitesh në mosmarreveshje të ashpra sa i takon taksës së ndotjes. Laburistët argumentojnë se vendosja e saj ndihmon përpjekjet kundër ndryshimeve të klimës, por liberalët pretendojnë se një masë e tillë nuk bën gjë tjetër veçse penalizon bizneset e ligjshme.
Taksa e vendosur korrikun e vitit 2012 parashikon pagimin e 23 dollarëve australianë për çdo ton gaz shkaktar të efektit serë që prodhohet.
Top Channel