 “Porosia e Nokës që deputetët të veshin rroba doku”, Murrizi i denoncon me emra: Albana Vokshi ka puse nafte, Noka e Çela biznese, Bozdo ka babain milioner, Boçi ka krushkun….
																		
					
					
					
						“Porosia e Nokës që deputetët të veshin rroba doku”, Murrizi i denoncon me emra: Albana Vokshi ka puse nafte, Noka e Çela biznese, Bozdo ka babain milioner, Boçi ka krushkun….						Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se po tregohet arrogante dhe e pamëshirshme me popullin.
Deklarata iu referua aktit të vetëvrasjes së dy personave ditët e fundit në Gjirokastër, të cilët, sipas opozitës, kishin kaluar në depresion si pasojë e shkarkimit nga puna për motive politike.
“Dy kryefamiljarë kanë vrarë veten dy ditë më parë në Gjirokastër pas pushimit të padrejtë nga puna. Arroganca e qeveritarëve mori jetën e 54-vjeçarit Pirro Njoçko, baba i dy fëmijëve. Arroganca e qeveritarëve mori edhe jetën e 47-vjeçarit Muharrem Majko, i cili shërbente si infermier prej më shumë se 24 vitesh në urgjencën e qytetit. Familjarët dhe të afërmit tregojnë se dy të vetëvrarët kanë kaluar një periudhë të vështirë ekonomike pas largimit nga puna dhe kjo i ka çuar në dëshpërim dhe vetëvrasje. Dy të vetëvrarët janë viktima të qeverisë dhe arrogancës së saj të pashoqe”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
Top Channel