
Izraeli ka kryer sulme ajrore gjatë natës me bombardime të rënda kundër Gazës dhe stacioneve të Policisë.
Sipas autoriteteve vendase, sulmet erdhën si kundërpërgjigje ndaj militantëve palestinezë të cilët thuhet se kanë hedhur rreth 90 raketa po në Rripin e Gazës që prej fillimit të javës. Zyrtarët konfirmojnë vdekjen e të paktën 159 palestinezëve.
Qeveria e Izraelit mbron idenë se synimet e bombardimeve të tyre janë shtëpitë e zyrtarëve të lartë si edhe militantët, por nga ana tjetër Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se 77% e njerëzve të vrarë në Gaza kanë qenë civilë dhe njerëz të pafajshëm.
Raketat e Hamasit nuk kanë shkaktuar veçse lëndime e dëme materiale. Për botën, këto raketa nuk kanë ndonjë rrezikshmëri të lartë; pjesërisht kjo i detyrohet faktit që janë armë artizanale.
Por, civilët izraelitë i gjykojnë raketat nga qëllimi i lëshimit e jo efikasiteti ushtarak.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje për një armëpushim dhe këshilloi bisedime për paqen. Megjithatë, sipas analistëve, luftërat mes Hamasit dhe Izraelit kanë tendencë për të përfunduar me armpushim, por faktorët që ndikojnë në kohën e marrëveshjes përfshijnë një numër të caktuar të njerëzve që kanë humbur jetën si edhe nivelin e presionit ndërkombëtar ndaj të dy anëve për të bërë një marrëveshje.
Top Channel