
Papa Françesku për herë të parë publikon të dhëna, te cilat tregojnë se “rreth 2%” të klerikëve të Kishës Katolike janë pedofilë.
Në një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’, Papa tha se abuzimi i fëmijëve e ka infektuar Kishën. Ai u zotua se fajtorët do të përballen me masat e ashpra që u takojnë.
Kreu i Vatikanit tha se vlerësimi me 2% erdhi nga këshilltarët e kishës përkthyer në një numër rreth 8,000 priftërinj nga 414,000 klerikë në të gjithë globin. Në mesin e 2% pedofilët janë kryesisht priftërinj, peshkopë dhe kardinalë.
Papa gjithashtu theksoi: Ashtu si Jezusi, unë do të përdorë një shkop kundër priftërinjve pedofil. Unë kam gjetur një gjendje të patolerueshme.
Vitin e kaluar Papa Françesku forcoi ligjet e Vatikanit kundër abuzimit të fëmijëve dhe në fillim të Korrikut bëri takimin e parë me fëmijët që kishin rënë pre e abuzimit seksual nga ana e priftërinjve, ku u kërkoi ndjesë të thellë në emër të Kishës Katolike. Por shumë nga te mbijetuarit e abuzimit janë të zemëruar pasi e shohin si dështim të Vatikanit mos ndëshkimin dhe i konsiderojnë aktet e turpshme si mbulim të klerikëve të saj.
Gjithashtu i pyetur për statusin e priftërinjve, Papa Françesku kujton se 900 vite pas vdekjes së Jezu Krishtit, Kisha Katolike i lejon priftërinjtë e saj për t’u martuar.
“Unë besoj se ka zgjidhje në atë që të tjerët konsiderojnë si ndalim të kishës për lidhjen e kurorës së priftërinjve. Ne nuk ndalojmë askënd, por megjithatë edhe kjo çështje has shumë debate që duhen sheshuar”, e mbylli fjalën e tij kreu i Vatikanit.
Top Channel