Kërcënoi kampionen e Wibledon, arrestohet
12/07/2014 00:00
Policia çeke ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili ka kërcënuar çeken, fituese të Wimbledon, Petra Kvitova.
Sipas policisë kërcënimi ishte serioz dhe ishte bërë një punë e rëndësishme me arrestimin e 23-vjeçarit.
Ky incident për Kvitova-n vjen në një moment kur një anëtar i Parlamentit vendas ka kritikuar ashpër synimin e tenistes për të lëvizur nga Republika çeke dhe të zhvendoset në Monako për të shmangur taksat e larta.
Top Channel