I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë është regjistruar 151 kilometra larg nga bregu i ishullit japonez Honsu, ku ndodhet edhe centrali bërthamor “Fukushima”, i cili u godit nga cunami në 11 mars 2011.
Sipas Institutit Gjeologjik amerikan tërmeti është regjistruar në orën 04:22 minuta me atë lokale.
Menjëherë pas tërmetit Qendra e Paralajmërimit të Cunamit lëshoi alarmin se ekziston rreziku i cunamit. Tërmeti i vitit 2011 i mori jetën të paktën 16 mijë personave dhe kishte një magnitudë 9 ballë. Autoritetet kanë paralajmëruar se ekziston rreziku i një cunami me intensitet 4 në prefekturat e Fukushimas dhe Myagi.
Si masë paraprake është lëshuar urdhër evakuimi edhe në qytetin Kuji dhe Iwat, ku në vitin 2011 lartësia e valës arriti deri në 40.5 metra.
Mediat vendase raportojnë se inxhinierët në centralin bërthamor janë duke verifikuar strukturat e derdhjeve radioaktive nëse kanë pësuar dëmtime gjatë tërmetit.
Ndërkohë, deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Top Channel