I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Hakerat kinezë janë përpjekur të sigurojnë dosjet e punonjësve federalë amerikanë që kishin aplikuar për poste me qasje në informacionet sekrete.
Sipas gazetës amerikane “Neë York Times”, në mars të këtij viti, piratët e internetit arritën të thyejnë mbrojtjen dhe të depërtojne në disa nga dosjet e Zyrës së Menaxhimit të Personelit, agjencia që mbikqyr punonjësit e qeverisë federale.
Zyrtarë, që preferuan të ruajnë anonimatin, i thanë gazetës se autoritetet e diktuan rrezikun dhe ua bllokuan në kohë këtyre personave hyrjen në rrjetin e agjensisë.
Kjo nuk është hera e parë që sistemet e sigurisë në institucionet amerikane bien pre e sulmeve të hakerave kinezë të cilët janë më shumë “të interesuar” për sigurimin e të dhënave të ndjeshme në fushën e teknologjisë por edhe të sigurisë së SHBA.
Një vit më parë Uashingtoni akuzoi drejtpërdrejtë autoritetet kineze për organizimin e të tilla sulmeve, madje duke aluduar për një njësi speciale të ngritur nga Pekini posaçërisht me këtë objektiv.
Top Channel