Sulmet në Gaza, 5 fëmijë mes viktimave

10/07/2014 00:00

Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite mbi Gaza 7 civil kanë mbetur të vdekur, mes tyre 5 ishin fëmijë. Ky është numri më i madh i viktimave që nga fillimi i ofensivës 3-ditore kundër militantëve të Hamasit në Gaza, ka bërë të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Banorët dhe zyrtarët vendas kanë thënë se dy shtëpia janë goditur në një zonë tepër të populluar në afërsi të qytetit Khan Younis.

Deri tani rreth 60 palestinezë kanë mbetur të vdekur, shumica prej tyre civilë, që prej fillimit të sulmeve të Izraelit, që kanë si për qëllim ndalimin e sulmeve me raketa në shtetin hebre nga Gaza bregdetare.

Izraelit pretendon se më shumë se 200 raketa janë lëshuar nga persona të armatosur, të cilat nuk kanë shkaktuar viktima, por kanë paralizuar zonat jugore.

Ushtria Izraelite deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me sulmet, të cilët sipas mediave izraelite u kryen menjëherë pasi rreth 30 raketa, brenda një ore, u lëshuan në hapësirat e qyteteve jugore Izraelite, në të cilat nuk u raportua për viktima.

Top Channel