I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti Kurdët bojkotuan kabinetin ne Irak duke bere nje proteste te hapur anti-Nuri Al Maliki. Një zëdhënës i kurdeve tha se zoti Maliki duhet “të kërkojë ndjesë ndaj popullit e Irakut” dhe të japë menjehere dorëheqjen.
Udhëheqësit kurdë janë zotuar se do te bojkotojnë kabinetin e kryeministrit të Irakut per shkak se ai me heret I akuzoi ata për strehim dhe perkrahje te xhihadisteve.
Rebelët sunitë të udhëhequr nga Isis kanë zaptuar ngastra të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut, zona këto të populluara edhe nga autonomët kurdë.
Gjithashtu, kreu i Bagdadit e akuzoi qeverinë autonome kurde se po shfrytëzon rrethanat e fundit të gjendjes në Irak për të ndjekur një politikë ekspansioniste. Nga ana tjetër, në deklaratën e tij zëdhënësi i presidentit Barzani iu referua drejtpërdrejtë Nuri Al Malikit.
“Ju jeni shkatërruesi i vetëm i Irakut dhe dikush që e ka shkatërruar vendin nuk mund ta shpëtojë më nga kriza. Tashmë e keni humbur plotësisht ekuilibrin tuaj”, tha ai.
Megjithatë, një zyrtar i kurd i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kjo nuk do të thotë që kurdët po tërhiqen nga Iraku. Autoritetet kanë konfirmuar se po përgatiten për një referendum mbi pavarësinë.
Çarja politike vjen vetëm tre ditë para një seance të Parlamentit, planifikuar për të zgjedhur një qeveri të re për Irakun pas zgjedhjeve të prillit. Maliki është përballur edhe gjatë këtyre muajve me akuza nga ndërkombëtarët për dështim në qeverisje.
Top Channel