Indi, qeveria masa për ringritjen e ekonomisë

10/07/2014 00:00

Qeveria e re në Indi, e udhëhequr nga Kryeministri Narendra Modi, do të ndërmarrë masa të cilat kanë për qëllim ringritjen e ekonomisë.

Ekonomia e Indisë është ngadalësuar dukshëm, në vitin financiar 2013-2014 rritja ishte 4.7%, duke shënuar vitin e dytë radhazi nën 5%.

Qeveria e re ka premtuar reforma të gjera të cilat do të synojnë shtimin e vendeve të reja të punës. Buxheti gjithashtu pritet të përmbajë masa për të ngadalësuar inflacionin.

Narendra Modi ka deklaruar se prioritet do të jetë edhe nxitja e investimeve të huaja për projekte të mëdha të biznesit. Anketa ekonomike vjetore e Indisë ka rritur spekulimet se buxheti i së enjtes

Modi arriti një fitore të thellë në zgjedhjet e muajit maji, duke premtuar se do të nxiste rritjen ekonomike dhe shtimin e vendeve të reja të punës. Me miliona të rinj indianë futen në tregun e punës çdo muaj.

Top Channel