“Nuk e di a jam më një demokrat”, Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin
Bitcoin? “Nuk ofron transparencë në gjurmim dhe mund të bëhet instrument për pastrim parash, financim të terrorizmit dhe të mafieve për trafiqet e paligjshme”.
Alarmi për monedhën virtuale që përdoret për transaksione online është dhënë nga prokurori i përgjithshëm i Romës, Luigi Ciampoli, i cili nënvizon rrezikun që Bitcoin të shërbejë si instrument për qarkullimin e të ardhurave ilegale.
Prokurori sugjeron ndërhyrje normative që të japin siguri për gjurmimin dhe transparencë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në operacionet e transferimit të Bitcoin.
“Shqetësimin tim e kam ngritur prej kohësh. Kam sinjalizuar rreziqet që vijnë nga Bitcoin, të cilat vazhdojnë të jenë të pranishme. Sistemi sigurisht është joshës për nga lehtësia e këmbimit dhe thjeshtësia e operacioneve financiare online. Por për mendimin tim është pikërisht përhapja e menjëhershme e fenomenit që ngre dyshime”, ka thënë Ciampoli.
Fenomeni Bitcoin, kujton zyrtari i lartë, lindi rreth vitit 2008, paralelisht me shfaqjen e krizës ekonomike që ka përfshirë shumë vende dhe me objektivin për të propozuar një sistem ekonomiko-financiar alternativ ndaj bankave.
“Pra, nëse kjo presupozon një konflikt me bankat, sidoqoftë i dobishëm sa i takon profilit të konkurrencës, gjithçka ndodh duke mohuar transparencën dhe qartësinë e identifikimit dhe referimit”, shton Ciampoli.
Ai thekson më tej se, dispozitat e sigurisë që parashikohen në rastin e transferimit të Bitcoin nuk ofrojnë të njëjtat garanci që imponohen nga institucionet ndërkombëtare bankare.
Top Channel