Obama kërkon 3,7 mld USD nga Kongresi

09/07/2014 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama po i kërkon Kongresit 3,7 miliardë dollarë, për të zgjidhur krizën e emigracionit, ndërsa dhjetra mijëra fëmijë të pashoqëruar nga Amerika Qendrore kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se kërkesa emergjente e shpenzimeve përfshin 1,6 miliardë për forcat kufitare, ndalimin dhe ndjekjen penale të trafikantëve.

Obama pretendon edhe 1,8 miliardë dollarë shtesë për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane, për të dhënë kujdes shëndetësor për emigrantët, ndërsa janë në tokën amerikane, dhe 300 milionë dollarë të tjerë për Departamentin e Shtetit.

Top Channel