Korea e Veriut vazhdon provokimet

09/07/2014 00:00

Vetëm në dy javët e fundit Korea e Veriut ka kryer testin e katërt me raketa me rreze të shkurtër veprimi.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se dy raketat janë nisur nga një krahinë perëndimore në ujërat në lindje të gadishullit korean.

“Korea e Veriut ka lëshuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi dhe mendohet të jenë të tipit ‘Scud’në provincën Hwangha. Raketat fluturuan deri në 500 kilometra”, tha zëdhënësi në Korenë e jugut.

Korea e Veriut ka kryer disa teste të tilla gjatë muajve të fundit, duke përfshirë 4 vetëm në muajt e fundit.

Korea e Veriut ka zhvilluar lëshime testuese të raketave të saj balistike dhe predhave të tjera rreth 11 herë gjatë këtij viti, 4 prej të cilave janë ato më të rrezikshmet, balistiket. Sipas vëzhguesve, koreano-veriorët i zhvillojnë këto testime zakonisht përpara stërvitjeve të përbashkëta vjetore mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, në formë proteste.

Peniani ka denoncuar vazhdimisht këto stërvitje, të cilat i sheh si një përgatitje për luftë.

Top Channel