Kievi: S’ka bisedime pa ulur armët

09/07/2014 00:00

Qeveria ukrainase e bëri të qartë se nuk do të ketë bisedime për armëpushim me mbështetësit e Moskës në Lindje të vendit, deri kur separatistët të ulin armët.

Një deklaratë e nxjerrë nga ministri i Mbrojtjes, Valery Heletey, shprehte besim të fortë se Kievi po avancon kundër militantëve, në kryengritjen tremujore që ka lënë mbi 400 të vdekur.

Forcat separatiste rezistuan në Donetsk, duke ndërtuar barrikada dhe postblloqe në rrugët kryesore, ndërkohë që po tërhiqeshin nga qyteti i Slovianskut, i cili u mor të shtunën nga qeveria ukrainase.

Ndërkohë që forcat qeveritare përparojnë nga Sloviansku drejt Donetsk-ut, tri ura që lidhin dy qytetet janë hedhur në erë.

Top Channel