
Kancelarja Merkel udhëton drejt Kinës për të shtatën herë. Vizita e saj është shprehje e një partneriteti të ngushtë, por të vështirë, me vendin komunist, që bëhet gjithmonë e më i sigurt në vetvete.
Kina është partneri i dytë për nga rëndësia për Gjermaninë, jashtë Europës, dhe partneri i pestë në përgjithësi. Për ndërtuesit gjermanë të makinerive dhe pajisjeve, ajo është tregu më i rëndësishëm i qarkullimit.
Anasjelltas, Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Kinës në Europë. Dhe, meqenëse në Kinë vlerësohet mbështetja politike për bizneset, Merkelin e shoqëron një delegacion sipërmarrësish të lartë të “Deutsche Post”-ës, “Siemens”-it, “Volkswagen”-it, “Airbus”-it dhe të “Deutsche Bank”-ës.
Top Channel