Somali, eksploziv pranë Parlamentit

05/07/2014 00:00

Një shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna janë raportuar të kenë ndodhur pranë parlamentit të Somalisë, ndërsa deputetët ishin në seancë.

Raportet fillestare thanë se eksplozivi i fuqishëm ishte vendosur në një makinë aty pranë. Numri i viktimave ende nuk është bërë zyrtar nga policia, por mendohet se kanë vdekur të paktën 10 persona.

Gjashtë javë më parë, i njëjti skenar solli vdekjen e 10 vetëve kur militantët e al-Shababit shënjestruan godinën e parlamentit. Policia vendase ka hedhur dyshime mbi grupin militant islamik i cili që pas humbjes së kontrollit të Mogadishut në vitin 2011, ka kryer disa sulme me bomba dhe vrasje, ku ndër të tjerash një deputet i parlamentit të Somalisë u qëllua për vdekje në makinën e tij.

Top Channel