Superkupa, Vincenzo Italiano: U përpoqëm, por Napoli ishte shumë superior
Tifozë të kombëtares gjermane në botëror mund të gjesh kudo, por që një anglez do të detyrohej të ngjyrosej me të kuqe, të zezë dhe të verdhë e të zbriste në shkallët e stadiumeve të Brazilit në mbështetje të “Panzerave”, kjo ishte e paparashikuar.
Tre tifozë të Anglisë u fotografuan me fanelat e kombëtares së tyre të veshura, por me ngjyrat gjermane në fytyrë dhe përpara një banderolë ku shkruhej: “Shiko se cfarë na detyrove të bëjmë Roy”.
Banderola i drejtohet trajnerit të Anglisë Roy Hodgson të cilin e fajësojnë për eleminimin e skuadrës së tyre që nga faza në grupe. Tre të rinjtë kanë qenë pjesë e një basti, që nëse skuadra e tyre do të eliminohej para Gjermanisë, ata do të mbështesnin panzerat në stadium; basti i humbur.
Top Channel