Ministri i ri i Mbrojtjes në Ukrainë është zotuar se do të rikthejë fitoren në qytetet e shkatërruara në lindje të vendit.
Në një seancë parlamentare në Kiev, Heletay është zotuar duke thënë se “Do të kemi me siguri një paradë fitoreje në Krime”. Në fjalimin e tij ai theksoi vendosjen e integritetit territorial të Ukrainës. Gjenerali Heletey u miratua nga deputetët në Kiev, pasi u rekomanduar nga Presidenti Petro Poroshenko si dikush që do të punojë shume për të rikthyer aftësinë ushtarake të forcave të armatosura të vendit.
Në Ukrainën Lindore po vazhdojnë ofensivat kundër separatistëve pro-rusë. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin në një konferencë që të përdorë ndikimin e tij për të vënë presion mbi rebelët në rajonin e Donetsk dhe Luhansk.
Nga ana tjetër Putin u përgjigj se ishte “thellësisht i shqetësuar për rritjen e vdekjeve të pjesës civile dhe rritje të lartë të emigranteve që hyjnë ne Rusi nga jug-lindja e Ukrainës. Të tre udhëheqësit ranë dakord se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duhet të luajnë një rol më aktiv në monitorimin e situatës në zonën e konfliktit.
Top Channel