
Britanikët kanë përuruar aeroplan-mbajtësen më të madhe të ndërtuar ndonjëherë prej tyre.
Aeroplan-mbajtësja është pagëzuar me emrin “HMS Queen Elizabeth” në nder të monarkes britanike.
Në ceremoninë e përurimit të këtij supermjeti luftarak ka qenë e pranishme edhe vetë mbretëresha. Në fjalën e saj ajo tha se kjo aeroplan-mbajtëse shënon një epokë të re në historinë e forcave detare dhe ajrore britanike.
Ndërkohë, Admirali George Zambellas e cilësoi anijen një simbol të fuqisë dhe autoritetit të Britanisë.
Me një peshë totale prej 65 mijë tonësh, “HMS Queen Elizabeth” është e para nga dy aeroplan-mbajtëset që do të ndërtojë Britania për të modernizuar flotën e saj detare. Për ndërtimin e këtij super mjeti janë angazhuar mbi 3 mijë punonjës dhe projektues për muaj me radhë.
Top Channel