Martaneshi feston “Ballem Sulltanin”
30/06/2014 00:00
Në Komunën Martanesh është përkujtuar festa bektashiane, shumë e njohur në këtë zonë, e quajtur “Ballem Sulltan”.
Me mijëra persona morën pjesë në pelegrinazhin, që mbahet në këtë zonë çdo 29 Qershor.
Në këtë pelegrinazh morën pjesë si Kryegjyshi botëror Dedë Edmond Ibrahimi, ashtu dhe shumë klerikë të pranishëm, por nuk munguan as autoritete të pushtetit vendor, gjithashtu dhe ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama.
Në fjalimin e tij, kleriku i madh Dedë Edmond Ibrahimaj tha se Teqja e Ballem Sulltanit ka vlera të mëdha historike dhe vet Ballem Sulltani ka qenë dhe do të jetë si një reformator mjaft largpamës në rrugën 800-vjeçare të besimit të mrekullueshëm.
Top Channel