“Do të ruajmë jetën e ushtarëve”/ Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut, Rusia përparon me territore
Sherr verbal mes kryeministrit dhe liderit të opozitës në Britaninë e Madhe. David Cameron ka reaguar i nevrikosur ndaj deklaratës së Ed Miliband se, kryeministri ka marrë një “poshtërim të pastër” me emërimin e Jean Claude Juncker si president i Komisionit Evropian.
Lideri i Laburistëve tha para anëtarëve të Parlamentit se, strategjia e rinegociimit të Cameron për praninë e Britanisë në Bashkimin Evropian është kthyer në “një copë leckë”.
Por kryeministri nga ana e tij deklaroi se do të bashkëpunojë me zotin Juncker, pavarësisht kundërshtisë që ka ndaj tij dhe akuzoi Miliband se “është treguar oportunist dhe se ka mbajtur një qëndrim të gabuar”.
Dy liderët u përplasën gjatë mbledhjes së Parlamentit, pas deklaratës së zotit Cameron mbi Këshillin e Evropës që u mblodh javën e kaluar dhe ku u zgjodh zoti Juncker.
Shefi i qeverisë britanike u përpoq të ndikonte në votën e vendeve anëtare për të mos zgjedhur politikanin nga Luksemburgu, por përpjekja e tij dështoi me 26 vota kundër 2.
Zoti Miliband vuri në lojë kryeministrin me argumentin se nuk arriti të bindte vende të tjera që të mbështesnin qëndrimin e tij.
“Ty të tallën, të manipuluan dhe të hodhën tutje. Në vend që të ngrije aleanca në Evropë, ti i dogje të gjitha ato. Ti je një kryeministër i mposhtur që nuk mund të përfaqësosh më Britaninë”, tha Miliband.
Por Cameron u kundërpërgjigj duke e cilësuar si të ulët performancën e kundërshtarit politik dhe duke i kujtuar atij se ka humbur dy zgjedhje të përgjithshme.
Top Channel