SHBA, Abu Khattala para gjykatës
29/06/2014 00:00
Njeriu që dyshohet se ka udhëhequr sulmin mbi Konsullatën amerikane në Bengazi, në 2012-ën, ka dalë para një gjykate në Shtetet e Bashkuara.
Ahmed Abu Khattala, i arrestuar nga forcat amerikane në qershor, u vetëdeklaru i pafajshëm pasi dëgjoi një numër akuzash për terrorizëm.
Ai tha përpara gjykatës në Uashington se ishte në Bengazi në kohën e sulmit, por nuk kishte marrë pjesë në të. Dëshmitarët ndërkohë pretendojnë të kundërtën.
Top Channel