Paraguaj, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

28/06/2014 00:00

Mbi 200 mijë banorë janë evakuuar pas përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të rënë ditët e fundit në Paraguaj.

Guvernatori i shtetit të Neembucu u shpreh se shirat kanë shkaktuar dëme të shumta në këtë zonë duke shkatwrruar shtëpitë dhe rrugët. Ai tha se është duke pritur ndihma nga Kombet e Bashkuara, pasi zyrtarët e organizatës e kanë vlerësuar situatën si shqetësuese.  Më të prekur kanë qenë banorët në zonat pranë lumenjve të Paraguajit dhe Parana.

Në kryeqytetin Asuncion, rreth 75 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Paraguaj. Shumica e këtyre personave janë vendosur në tenda të improvizuara.

 Presidenti Horacio Cartes tha se qeveria do të bëjë gjithçka për t’i ardhur në ndihmë personave të prekur. Qeveria ka lëshuar 3 milionë dollarë ndihma për familjet e goditura.

Top Channel