
Sasi të tjera municionesh vijojnë të gjenden nga forcat e policisë në fshatin Lazarat. Veç 15 armëve të zjarrit dhe municioneve të shumta të gjetura mëngjesin e së mërkurës në zonën e përroit, pranë teleferikut, të tjera janë gjetur më vonë gjatë ditës.
Zbulimet janë bërë buzë lumit Drino, brenda në lumin Drino dhe poshtë varrezave të reja të qytetit të Gjrokastrës. Konkretisht janë gjetur:
3 mortaja, 2 mitralozë të rëndë, 16 arka me predha mortaje me 160 copë të tilla, 10 arka me predha granata-hedhësi, 1 arkë me granata dore, 2 arka me mina kundër këmbësorisë, 2 kuti me fishekë 12.7 për mitrolozë të rëndë.
Dyshohet se ky arsenal armësh është hedhur në lum në tentativë e për t’i fshehur, nga personat që qëlluan mbi policinë.
Gjatë vijimit të kontrolleve në fshat, ku vetëm gjatë ditës së mërkurë janë kontrolluar 73 ambinete, janë zbuluar e sekuestruar vaj hashashi, kanabis, 1 pajisje për presim kanabisi dhe 1 ventilator i fuqishëm për tharje kanabisi.
Në total, që nga nisja e operacionit, policia ka gjetur dhe shkatërruar në Lazarat 54.4 tonë marijuanë, mbi 133 mijë rrënjë kanabis, si dhe 293 armë zjarri të llojeve të ndryshme.
Top Channel