Brazili duket se ka një mbështetje të fuqishme nga tifozët. Brazilianet e ‘Victoria’s Secret’ duket se janë tifozet më të zjarrta.

Ato e tregojnë këtë në çdo moment dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe në ndeshjen e mbrëmshme Kamerun- Brazil.

Modelja Alessandra Ambrosio duket se është një tifoze e flaktë. Nuk humbet asnjë ndeshje, madje vendos që t’i shohë edhe në stadium. Ajo ka shpërndarë disa foto në Instagram teksa shihet duke festuar së bashku me miqtë e saj.

Një tjetër supermodele është Gisele Bundchen, e cila përflitet se do të jetë pikërisht ajo që do t’i dorëzojë Kupën e Botës skuadrës fituese të këtij Kampionati Botëror.
 
Listës së bukurosheve tifoze nuk mund t’i mungonte Adriana Lima, e cila fitoren e djeshme të Brazilit e ka festuar me modelet Carol Trentini dhe Emanuela De Paula.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta