Lajmi që gëzoi mbarë botën këtë javë është zgjimi i Michael Schumacer. 7 herë kampioni i botës në Formula qëndronte në koma prej më shumë se 5 muajsh në Francë. Ai u aksidentua kur po ushtrohej në ski në alpet franceze. Mes shumë pikëpyetjesh për shëndetin e Schumit më në fund ka ardhur lajmi i mirë.

Premtimin e tyre se do t’i presin flokët për t’i dhuruar për fëmijët që janë në kimioterapi, e mbajtën. Motrat binjake Aleksia dhe Vasia Barka, Kesli Faber, Rei Shyti, Ana Brici dhe Iisa Methasani thonë se ky është vetëm fillimi i nismës së tyre për të ndihmuar fëmijët me kimioterapi.

Prej 1 marsit të këtij viti ai dhuron bukë falas për gratë që sapo kanë lindur dhe nuk kanë mundësi ta blejnë atë. Lulzim Vulashi është një shqiptar i mirë që në Firence e njohin të gjithë. 35-vjeçari nga Shkodra, furrtar me profesion, jeton në Firence që prej vitit 1995. Kur mbëriti në Itali, si çdo emigrant, pati problemet e përshtatjes me ritmin e jetesës së re. E mban mend shumë mirë ç’ka hequr, kur shkeli për herë të parë në tokën italiane, e tani që punët i shkojnë mirë, mendon të ndihmojë të tjerët.

Italianë që përpiqen të shuajnë gjakmarrjen në Shkodër. Publikimi pak kohë më parë në gazetën “Corriere della Sera” të një reportazhi me titull “Fëmijët e humbur shqipatrë, të murosur në shtëpi për tiu shpëtuar grindjeve” solli jo pak vullnetarë në vendin tonqë për të ndihmuar në eleminimin e këtij fenomeni. Sara Ianovitz është një italiane, e cila prej një viti jeton në Shkodër. Ajo është vullnetare e Operacionit Colombo. Sara shkon personalisht në shtëpitë e të ngujuarve, për të vendosur një linjë komunikimi mes të ngujuarve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta