Të ndihmosh të tjerët pa dallim kombësie

18/06/2014 00:00

Një i ri nga Beogradi, Dejan Markoviç, ka ndarë me lexuesit e së përditshmes “Blic” një histori humanizmi, për të treguar se si të rinjtë në Shqipëri u organizuan në ndihmë të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, pas përmbytjeve masive në muajin Maj.

E përditshmja serbe publikoi një pjesë të letrës së të riut…

“Serbia u përball me katastrofën më të madhe natyrore në historinë moderne. Uji, jo vetëm përmbyti shtëpitë, por mori edhe jetën e shumë njerëzve. Në një seri ngjarjesh për heronj dhe situata të pabesueshme jetësore, besojeni ose jo, u ndërtua një urë. Ura nuk u ndërtua nga guri ose hekuri, por nga miqësia e të rinjve nga Serbia dhe Shqipëria. Miqësia që vendosi të shkatërronte të gjitha kufijtë, përveç të gjitha pengesave politike, përveç propagandës”.

Eni, Besmiri, Sarafina dhe Armandi, disa të rinj nga Tirana, pas marrjes së informacionit dhe ndjekjes së situatës së përkeqësuar në BiH, Serbi dhe Kroaci, vendosën të kryenin një aktivitet modest bamirësie, në ndihmë të zonave të përmbytura.

Në datat 19 dhe 20 Maj, ata dolën në rrugët e Tiranës për të kërkuar ndihma. Eventi nisi nga rrjetet sociale, për të arritur kulmin më datë 21 Maj, pranë ambienteve të Postës Shqiptare. Për shkak të studimeve jashtë vendit, të rinjtë kishin krijuar raporte miqësore me të rinj nga i gjithë Ballkani, motiv ky që e shtyu grupin të ndërmerrte këtë nismë.

Nevojat kryesore, përveç veshjeve, ishin produktet sanitare apo ushqimet për nënat dhe fëmijët. Në përfundim të eventit, ndihmat e mbledhura u dërguan në pikat e Kryqit të Kuq, duke arritur deri në qytetet e përmbytura.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta